Bayen planifikon shkarkimin e Thomas Tuchel?

Në Gjermani janë të sigurt për shkarkimin e Thomas Tuchel në një të ardhme të afërt. Tuchel u emërua si trajner i Bayern Mynihut vetëm në mars pasi ai zëvendësoi të shkarkuarin Julian Nagelsmann.

Sipas mediave, ai po “irriton” bordin e klubit me komentet e tij negative për merkaton e transferimeve dhe sipas raportimeve, Bayern tashmë po planifikon që Tuchel të largohet nga klubi e zëvendësuesi i tij është identifikuar. Xabi Alonso është objektivi kryesor në Bavari edhe pse spanjolli po drejton Bayer Leverkusen aktualisht. Alonso e njeh mirë ambjentin te Bayern Munchen, pasi ka kaluar tre vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar në klub pas largimit nga Real Madrid.

Sfidanti.al