Është dalluar përherë për karakterin e tij të keq dhe këtë po e tregon edhe në Arabi me Al-Hilal ku nuk i mjafton paga 200 milionë në sezon dhe luksi i shfrenuar për të punuar me kokën ulur. Braziliani Neymar, problematik në karakter e sjellje, nuk po shkëlqen me fanellën e re duke zhgënjyer jo pak tifozët në Lindjen e Mesme.
Në ndeshjen e Champions League kundër Navbahor Namangan të mbyllur 1-1 ai ishte një nga lojtarët më të dobët në fushën e lojës e madje rrezikoi edhe të dilte me të kuq. Trajneri Jorge Jesus i ka tërhequr veshin për sjelljen e tij ndërsa braziliani ka reaguar menjëherë duke i kërkuar klubit shkarkimin e drejtuesit të stolit.
Sfidanti.al