Koha kalon për të gjithë dhe Lionel Messi nuk bën përjashtim, kështu që Barcelonës do t’i duhet të programojë të ardhmen. Ky është mesazhi i dhënë nga presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, por që duket se nuk u pëlqen shumë tifozëve të futbollistit që ka shkruar historinë e futbollit botëror së bashku me Kristiano Ronaldon në dekadën e fundit. Por realiteti nuk duhet mohuar dhe Barcelona do të duhet të shohë përpara edhe kur sulmuesi 32 vjecar do të varë këpucët në gozhdë
Nuk është hera e parë që Bartomeu mendin për një Barcelonë pas Messin dhe në një intervistë për Reuters konfirmoi idenë e tij.
‘Mendoj se kemi detyrimin të punojmë për epokën post-Messi-tha Bartomeu-po përgatitemi dhe po sjellim në skuadër lojtarë të rinj. Si president shpresoj që Messi të jetë me ne edhe për shumë vjet të tjerë, por duhet të mendojmë për ndryshimin që do të bëhet kur ai të vendosë që të lërë futbollin’
Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në vitin 2021, por kur ajo u rinovua Bartomeu tha se nuk do të ishte e fundit për të me skuadrën e Barcelonës. në sezonin që po fillon, Messi do të nisë bisedimet për një raport të ri profesional me Barcelonën ndoshta të ngjashme me atë të Iniestës. Messi do të jetë i lirë të largohet nga Barcelona kur do dojë të tërhiqet ose kur do të dojë të provojë një eksperiencë në një tjetër kampionat për t’u rikthyer sërish te Barcelona për të qenë në rolin e ambasadorit apo në ndonjë rol tjetër në klubin që e pa të rritej, të fitojë dhe të bëhet një fenomen në nivel global.
sfidanti.al