Barcelona, Real dhe Juventus, më të pasura se NBA, cfarë pagash për lojtarët e tyre

Barcelona, Real Madrid dhe Juventusi janë më të pasura se cdo skuadër e NBA të paktën përsa I përket pagës mesatare. Sipas portalit të specializuar Sporting Intelligence, paga mesatare e një futbollisti të Barcelonës që është në krye të këtij klasifikimi është 11.54 milionë Euro, ndërkohë që në vendin e dytë qëndron Reali I Madridit me një mesatare prej 10.4 milionë, ndërkohë që podiumin e plotëson Juventus me 9.47 milionë, me bardhezinjtë që kanë fituar 6 pozicione nga viti I kaluar

Pas 3 gjigandëve të futbollit evropian, renditen 7 skuadra të NBA. Portland është në vendin e 4 me një pagë mesatare prej 9.38 milionë Euro të ndjekur nga Golden Stejt me 9.27, Orlando me 8.85 milionë, Oklahoma City me 8.81 milionë, Denver me 8.7 milionë, Miami Heat 8.69 dhe Klivlend me 8.64 milionë Euro

Klubet e futbollit rishfaqen sërish me PSG në vendin e 12 me 8.37 milionë Euro për futbollist, Mancester Siti është I 13 me 8.18 milionë. Vlen të theksohet se në pagat mesatare nuk përllogariten bonuset në momentin e fimës, shpërblime të tjera dhe të ardhurat nga marketingu.

Sfidanti.al