Interi e mbylli 2019 në krye të klasifikimit të Serisë A dhe për tëkonfirmuar këtë pozicion edhe në fund të sezonit kërkon të bëjë përforcimet në merkaton e muajit janar. Objektivat e zikaltërve dihen prej kohësh, nëse për rolin e zëvendësuesit të Lukakut emrat janë gjithnjë ata të Jorentes në një shkëmbim me Politanin dhe Zhirud që është drejt largimit nga Celsi, në mesfushë Interi duket se e ka përcaktuar se cili është prioriteti; Arturo Vidal
Antonio Konte e njeh shumë mirë kilianin dhe po ia kërkon me ngulm drejtuesve të Interit që ta sjellin atë në Milano. E reja e madhe në këtë histori është se familja Zhang e autorizoi Administratorin e Deleguar, Bepe Marota dhe Drejtorin Sportiv Piero Auzilio për të dërguar në zyrat e Barcelonës një ofertë të rëndësishme. Është kjo një pikë kthese pasi zikaltrit hoqën dorë përfundimisht nga ideja për të marrë Vidal në formë huazimi dhe për të marrë mesfushorin në mënyrë përfundimtare ka vendosur të bëjë një ofertë që mund të bindë Barcelonën për ta lejuar atë të largohet; 12 milionë Euro
Kontaktet mes Interit dhe Barcelonës tashmë janë intensifikuar dhe priten të reja që në ditët e para të 2020. Tani mbetet vetëm që të bindet trajneri Valverde që ka deklaruar se do që Vidal të qëndrojnë dhe se po e aktivizion gjithnjë e më shumë. Por gjithsesi trajneri do të duhet t’u bindet drejtuesve të klubit që janë në kërkim të të ardhurave për të reduktuar një deficit prej 150 milionë Euro.
Sfidanti.al