Bëhet kthesa; Manxhukic gjen akordin, firmos me Al Duhail

Cështja Manxhukic merr në mënyrë të papritur një kthesë pozitive. Sulmuesi kroat arriti të gjejë akordin ekonomik me Al Duhail dhe nënshkroi kontratën e re. Në orët e fundit u duk se transferimi I Manxhukic në Katar po shkonte drejt dështimit, por është e qartë që drejtuesit e Al Duhail u hodhën sërish në sulm dhe bënë një tjetër ofertë që këtë radhë I pëlqeu Manxhukic.

Zyrtarizimi I nënshkrimit të kontratës së Manxhukic u bë nga vetë Al Duhail nëpërmjet një postimi në Tëitter ku ishte edhe fotoja e futbollistit teksa firmos kontratën

Ajo mes Juventusit dhe Manxhukic ishte një histori dashurie e mbyllur keq. Nga një lider I padiskutueshëm në kohën e Alegrit, kroati fillimisht u nxor në merkato dhe më pas jashtë skuadre pas ardhjes së Sarrit. Për 6 muaj ai është stërvitur I vetëm në Kontinasa dhe tani pranoi milionat e Katarit te Al Duhail ku do të ritakohet me Benatia. Një epilog I pabesueshëm ky për një lojtar që në këto vite ka bërë diferencën dhe I ka dhënë shumë Juventusit . Gjithcka mbyllet pas 4 vitesh me 118 ndeshje dhe 31 gola, thuajse të gjithë me peshë.

Sfidanti.al