Neymar është gati të pranojë një reduktim të ndjeshëm të pagës vetëm që të veshë sërish fanelën e Barcelonës. Kjo është ajo që theksohet te e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, braziliani në këtë moment ndodhet para një prej zgjedhjeve më të komplikuara të karrierës së tij; nga njëra anë është Paris Saint Germaini që I ofron 50 milionë Euro në sezon bashkë me bonuset, ndërsa nga ana tjetër është Barcelona, skuadra me të cilën ai është I lidhur dhe ka përjetuar sukseset më të mëdha në karrierën e tij, por që nuk mund t’I garantojë më shumë nga sa e paguante më parë, dmth pak më shumë se 20 milionë Euro në sezon
E përditshmja spanjolle vë në dukje se Neymar është drejt mbylljes së sezonit të tij të tretë te PSG dhe shumë shpejt do t’I bëjë zgjedhjen e tij mes Paris Saint Germainit dhe parave e Barcelonës që do t’I garantonte një projekt teknik të pëlqyeshëm për të dhe ku ai ai ka miq si Messi e Pique që po ushtrojnë një presion për kthimin e tij, dicka për të cilën u fol edhe në 2019
Nëse do të ketë një rikthim të Neymar të Barcelona, duhet të ndodhë këtë verë. Kjo sepse në 2021 do të jenë zgjedhjet në klubin katalanas dhe Bartomeu do të donte të përdorte imazhin e Neymarit për t’u rizgjedhur si president I Barcelonës. Për më tepër, kandidatë të tjerë për këtë post si Victor Font janë shprehur kundër kthimit të brazilianit në Camp Nou. Në këtë pikë, Neymar duhet të vendosë shpejt nëse dëshiron të veshë sërish fanelën blaugrana të Barcelonës
sfidanti.al