Barcelona e ka përgatitur strategjinë që duhet të ndjekë në merkaton e transferimeve të këtij viti që do të zgjasë deri në 5 tetor për shkak të ndryshimit të kalendarit si pasojë e pandemisë Covid 19. Drejtuesit e klubit blaugrana ia kanë prezantuar planin e tyre Ronald Koeman i cili ka dhënë miratimin e tij për blerjet për të cilat punohet
Në këtë moment, Barcelona ka si prioritet përforcimin e 3 pozicioneve; atë të qendërsulmuesit, qendërmbrojtjes dhe mbrojtjes së krahut të majtë dhe emrat që po përmenden gjithnjë e më shumë janë Lautaro Martinez, Eric Garcia dhe Gaya
Barcelona ka nisur të bëjë lëvizjet e tij, por më parë i duhet të shesë futbollistët që nuk janë në planet e stafit teknik. Në momentin që do të bëhen këto largime, do të nisë procesi i blerjes së lojtarëve, parashikimi është që të mbyllen në mesin e muajit shtator.
Më i kushtueshmi nga këta futbollistë është padyshim Lautaro Martinez. Argjentinasi është objektivi kryesor edhe i trajnerit Koeman edhe pse në orët e fundit është përmendur shpesh emri i Memohis Depay. Bisedimet mes klubeve u pezulluan për shkak të Europa League, por pas mbylljes së kompeticionit ato rinisën. Barcelona llogarit një investiom prej 65 milionë Euro dhe kartonë futbollistësh të tjerë të përfshirë në të dhe bëhet fjalë për Junior Firpo, Semedo, Emerson e madje edhe Jordi Alba. Lautaro Martinez e ka arritur akordin me Barcelonën pavarësisht se është kërkuar edhe nga Manchester City, me argjentinasin që do të lërë Interin vetëm për të shkuar në Camp Nou.
Më e kuptimtë është ardhja e Eriuc Garcia. Katalanasi ka edhe 1 vit kontratë me Manchester City dhe i ka komunikuar klubit se nuk do ta rinovojë. Për më tepër Citizens do të kërkojnë ta shesin këtë verë lojtarin që ashtu si Lautaro do vetëm kalimin te Barcelona. Barcelona e ka bërë një ofertë prej 10 milionë Eurosh, por mund edhe të përfshihen lojtarë të tjerë dhe në këtë pikë Semedo është emri që lidhet më shpesh me Manchester City.
Përsa i përket Gaya, blerja është më komplekse. Valencia e konsideron si një element kyc të projektit të saj dhe është një lojtar që i ndjen ngjyrat e skuadrës valenciane. Gjërat vështirësohen edhe nga klauzola e lartë e futbollistit, 50 milionë Euro. Gjithsesi te Barcelona janë përgatitur për negociata të vështira, por që mund të favorizohet nga perspektiva sportive e saj. Valencia nuk do të marrë pjesë në kompeticionet evropiane sezonin tjetër dhe shitjet e lojtarëve di Parejo apo Coquelin e kanë dobësuar skuadrën. Gaya e di që do të vinte te Barcelona për të qenë titullst dhe kjo do të perforconte pozitën e tij për Evropianin e verës së ardhshme
Sfidanti.al