Covid 19, 5 raste pozitive te Fiorentina dhe Spal; Pulgar dhe Bonifazi në izolim

Raste të reja me coronavirus shfaqen në futbollin italian. Pas trajnerit të Bolognas, Sinisa Mihajlovic edhe lojtarët e Fiorentinës Erick Pulgar e Simone Ghiodotti rezultuan pozitivë në testet për Covid të kryera pasditen e së shtunës. Klubi violë e komunikoi nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet se të dy lojtarët janë në izolim sipas protokollit, nën vëzhgimin e stafit mjekësor

Pjesa tjetër e skuadrës së Fiorentinës do të vijojë me aktivitetet sipas programit, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të jepen të reja në lidhje me këtë histori

Edhe Spal bëri të ditue se 3 lojtarë të skuadrës së parë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19. Që të tre lojtarët janë në izolim edhe pse janë asimptomatikë. Një ditë më parë u bë e ditur se pozitiv me coronavirus rezultoi edhe mbrojtësi Kevin Bonifazi.

Sfidanti.al