Real Madrid ka një problem me Bale, askush nuk mund t’i japë pagën aktuale

Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për interesin e Tottenhamit të Jose Mourinhos në drejtim të Gareth Bale, por në këtë aspekt ngrihet pyetja  se nëse Tottenham do të mund t’ia lejojë dot vetes të paguajë uellsianin? E vërteta është se askush nuk është në gjendje që t’I ofrojë Bale pagën që merr te Reali i Madridit, 15 milionë Euro në sezon neto

Një burim i autorizuar pranë futbollistit thekson se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se Bale ndihet mirë në Madrid. Por Zidane  e ka  dhënë mesazhin e tij duke mos e grumbulluar atë në ndeshjet e fundit, madje në ndeshjen me Manchester City  ishte vetë futbollisti që refuzoi të udhëtojë për në Etihad Stadium.

Sipas AS, dëshira e Mourinhos për të punuar me Bale është reale, por nuk do të jetë e mundur. Reali i Madridit pati shansin më të mirë për të shitur uellsianin në verën e vitit 2017 kur Mourinho që në atë kohë drejtonte Manchester United e kërkoi shërbimin e tij publikisht. Ishte pikërisht vera kur ishte në shitje edhe Mbappe, por francezi 18 vjecar në atë vit, kërkonte 12 milionë Euro neto në sezon që do të prishte hierarkinë e pagës te klubi madrilène.

Mundësinë e dytë për të shitur Bale, Los Blancos e patën verën e kaluar te Jiangsu Suning. Realit të Madridit do t’i mbetej të paguante  90 milionë Euro në 3 sezone dhe pikëtrisht këtë shifër Reali do të donte të kursente. Por në fund skuadra kineze që do ta shndërronte Bale në futbollistin më të paguar në botë, u tërhoq kur Reali i Madridit i kërkoi para për operacionin.

Aktualisht me Bale 31 vjecar dhe me dëmtime të shumta që e kanë shoqëruar gjatë gjithë periudhës së tij te Reali i Madridit, klubit kampion të Spanjës i bëhet e vështirë gjetja e një destinacioni të ri për futbiollistin që përfundimisht nuk është më në planet e Zinedine Zidane. Në këtë pikë i vetmi shpëtim për Gareth Bale duket se është Major League Soccer në SHBA.

Sfidanti.al