Xavi Hernandez sheh të vlerësohet puna e tij në vitin e parë si trajner. Katalanasi ka mundur të fitojë dy trofe me Al Sadd, Superkupën e Katarit dhe Kupën e Princit, ndërkohë që kampionatin e mbylli në vendin e tretë në një sezon kur Al Sadd ishte kampioniI vendit.
Megjithatë 40 vjecari e ka ende një mundësi për të fituar një trofe të tretë në vitin e tij të parë si trajner. Në 29 gusht do të luajë gjysmëfinalen e Kupës Copa Ooredoo, kompeticion që mbyll sezonin, kundër Al Ahly. Të gjitha këto rrethana i hapën dyert Xavi Hernandez për të vendosur kandidaturën për cmimin si trajneri më i mirë i sezonit në Katar, për të cilin do të garojë me Diego Aguirre të Al Rayyan dhe me serbin Slavisa Jokanovic që e shndërroi skuadrën Al Gharafa në zbulimin e sezonit teksa u rendit në vendin e katërt.
Por jo vetënm kaq, Al Sadd ka edhe 2 kandidatë të tjerë për cmime; atë të lojtarit më të mirë ku në garë është Akram Afif bashkë me Paulo Edmilson të Al Duhaik dhe Yacine Brahimi të Al Rayyan. Ndërsa kandidatura tjetër është ajo e Tark Salman në kategorinë e Lojtarit më të mirë U23 ku përballë tij do të jenë Muneer i Al Wakrah dhe Elamin i Qatar FC
Sfidanti.al