Barcelona, merkato e bllokuar; asnjë nuk dëshiron të largohet

Arthur, Neto, Rakitic, Vidal e Umtiti. Sa herë Barcelona dëshiron të përfshijë në prej këtyre lojtarëve në tratativa të merkatos, merr refuzimin direkt nga ata ose agjentët që i përfaqësojnë me një përgjigje që nuk lënë vend për interpretim: ‘prej këtej nuk lëvizim’.

Këtë situatë e kanë kuptuar edhe klubet e tjerë me në krye Inter dhe Juventus të cilët tentuan të sillnin në radhët e tyre Vidal dhe Arthur si pjesë të tratativave me katalanasit me kampionët e Spanjës që tani po përballen me një vështirësi duke parë se i duhet të ulë nivelin e pagave me 200 milionë Euro.

Por cështja e reduktimit të pagave nuk është i vetmi shqetësim për blaugranat. Barcelona po has në vështirësi me administrimin e merkatos që i është bllokuar nga refuzimet e lojtarëve të saj. Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të ripërtërijnë skuadrën dhe të bëjnë disa blerje të rëndësishme me Pjanic e Lautaro Martinez që kanë objektivat kryesorë dhe që ata pretendojnë të financojnë ato duke larguar disa emra prestigjiozë të ekipit, për dëshira e tyre për të qëndruar në Katalonjë po ia komplikon gjërat

sfidanti.al