Hapësirë për manovrim nuk pritet të ketë shumë, pasi kriza ka bërë të vetën. Gjithsesi, lajmet fluturojnë gjithandej se Liverpuli sërish është në kërkim për sulmues, ndonëse ka treshen më të mirë të momentit në Europës, Salah-Mane-Firmino. Dy janë emrat që po përmenden më shpesh, Timo Verner dhe Adama Traore. Dy lojtarë të ndryshëm, por mjaft të talentuar, me gjermanin që ndodhet në “skenën e madhe” të Championsit, dhe Traoren që luan në një skuadër shumë më modeste si Uolvesi (ndonëse edhe në Ligën e Europës). Gjithsesi, do të duhen para për sulmuesit, pasi kartoni i Traores shkon në 60 milionë paundë, ndërsa Verneri shkon në 60 milionë euro. Pra, Klopi duhet ta ndajë mendjen se kë duhet të marrë, ndërsa “Deili Meil” shkruan se Traore është për momentin në krye të listës.
Sfidanti.al