Bajerni mbërriti në 80 gola të shënuar në 27 javë kampionat. Trajneri Hansi Flik po arrin gjithçka të mundshme, duke luajtur futboll sulmues, e duke fituar, ndërsa ky mund të jetë një tjetër sezon rekordesh. Kanë kaluar 27 javë dhe as skuadra e Pep Guardiolës nuk kishte shënuar kaq, në një kohë të tillë. Në përfundim të sezonit, ekipi i katalanasit arriti në 94 gola në vitin e parë (2014), një nga sukseset më të mëdha të bavarezëve, ndërsa fitoi 90 pikë.
Fliku pra mund të hyjë në histori, ndonëse ka nja dy sezone që nuk mund të arrihen. Në 2013, Jup Hajnkesi fitoi tripletën (Champions, Bundesligë, Kupë), duke arritur 98 gola në kampionat e duke fituar 91 pikë. Më shumë, pra, se Guardiola. Në 1972, në sezonin e madh të Gerd Mylerit, Bajerni shënoi 101 gola në 34 ndeshje në Bundesligë, rekord që mbetet edhe sot. Vetë Myleri arriti në 40, gjithashtu një rekord. Pavarësisht gjithçkaje, Fliku duket trajneri i duhur, dhe klubi jo më kot i dha kontratë deri në 2023.
Sfidanti.al