Shoqata e lojtarëve të Hokeit të national Hockey league ka pranuar propozimin e Ligës për një format të ri me 24 skuadra dhe jo me 16 për rifillimin e kampionatit të hokejit në SHBA. janë ende shumë detaje për t’u diskutuar, ndërkohë që pritet që propozimi të shkojë në bordin e pronarëve të cilët do ta miratojnë në harkun e pak ditëve për të sanksionuar në këtë mënyrë mbylljen e sezonit për 7 skuadrat që renditen më dobët në këtë moment.
Sipas këtij formati, do të zhvillohet një miniturne mes 4 skuadrave më të mirë të secilës prej 2 konferencave për të përcaktuar kokat e serisë, ndërsa 16 skuadrat e mbetura do të luajnë nga një raund playoffi deri në 5 ndeshje secili për të arritur në fazën finale me 16 skuadra ku do të përballen me ekipet kokë serie.
sfidante