Xherard Pike’ ndez sirenat e alarmit te Barcelona. Mbrojtësi katalanas pësoi një dëmtim në gju pas një përplasje me Vitolon në ndeshjen e së dielës ndaj Atletiko Madrid dhe u desh të lërë fushën e lojës. Për Pike’ parashikohet një periudhë riaftësimi dhe duket e vështirë që ai të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për ndeshjen me Interin në Ligën e Kampioneve javën e ardhshme.
Barcelona që do ta luajë ndeshjen në 10 dhjetor në San Siro është kualifikuar për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve si fituese e Grupit F, ndërkohë që Interit do t’I duhet të fitojë nëse dëshiron që të qëndrojë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube dhe të mos e vijojë sezonin në Europa League.
Sfidanti.al