Kriza e Napolit, skuadra e gjitha në grumbullim, vendim I Ancelotit

Për Napolin dita pas humbjes me Bolonjën, ishte ajo e konfrontimit mes futbollistëve dhe trajnerit Anceloti. Ky takim që u kërkua nga vetë tekniku edhe pse lojtarët ishin në ditën e tyre të pushimit, u zhvillua në Kastel Volturno dhe zgjati 1 orë.

Vendimi I parë I marrë nga Anceloti  në tentativën për të dalë nga kriza ishte ajo e grumbullimit që do të nisë të mërkurën për ndeshjen me Udinezen që do të luhet ditën e shtunë.

Takim mes trajnerit dhe skuadrës ishte rasti që palët të shihnin njëri-tjetrin në sy dhe për të nisur kërkimet për gjetjen e zgjidhjes së një situatë të vështirë duke qenë se Napoli ka arritur të grumbulluar 20 pikë në 14 javë duke zbritur në vendin e 7 në renditje. Napoli nuk fiton në kampionat që nga 19 tetori dhe në 6 ndeshjet e fundit ka marrë 2 humbje dhe 4 barazime, një situatë që kulmoi me humbjen 1-2 në San Paolo ndaj Bolonjës.

Sipas ‘Corriere Dello Sport’, Insinje në fund të ndeshjes ishte I zemëruar dhe e ngriti zërin te shokët e tij të skuadrës. Ndërsa Anceloti, që ka qenë gjithnjë në kontakte me De Laurentis, të dielën tha për median se nuk kërkon alibi dhe se ai mban një pjesë të përgjegjeësisë, por edhe futbollistët duhet të bëjnë të tyren gjë që sipas Ancelotit nuk po ndodh plotësisht

Sfidanti.al