Hamilton I jep shpresë Ferrarit: Është e drejtë që të mendoj për të ardhmen

Ljuis Hamilton te Ferrar në 2021 është më shumë se një hipotezë. Ai që shton zërat për një kalim të mundshëm të bujshëm të britanikut te Kokëkuqja është vetë protagonisti, 6 herë kampion bote, I cili nuk I mohoi dy takimet me Xhon Elkan për të cilat foli e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’.

‘Nuk shoh asgjë të keqe-tha Hamilton që nuk deshi të zbulojë detajet-sigurisht cfarë ndodh me porta të mbyllura është gjithnjë dicka private edhe ai me të cilin ulesh të bisedosh. Është dicka e mencur të mendosh atë që do të bësh në të ardhmen edhe pse unë e adhuroj të rri të Mercedes. Por edhe Toto bën vlerësimet e tij. Unë dua të vijoj të fitoj e të luftoj në pistë’.

Gjithsesi për momentin Mercedes mbetet ende prioritet I Hamilton.

‘Për shumë vjet nuk kam marrë në konsideratë opsione të tjera dhe kam shkuar në një drejtim unik-vijoi Hamilton-mendoj se jam ende në këtë rrugë dhe nuk do të ketë shumë mundësi për ta modifikuar. Por nuk besoj se është gjë e keqe që të shohësh edhe rreth e rrotull’.

Sfidanti.al