Botërori I Formula 1 I këtij viti u mbyll të dielën me Cmimin e Madh të Abu Dabit me Ferrarin që zhgënjeu, por jo Sharl Lëklerk. Piloti nga Principata e Monakos, arriti të fitojë 2 gara dhe të regjistrojë disa pole position në vitin e tij të parë me Kokëkuqen italiane duke bërë më mirë se shoku I tij oi skuadrës, 4 herë kampioni I botës, Sebastian Fetel.
Leklerk ka nisur menjëherë pushimet e merituara të cilat vendosi t’I festojë duke u hedhur me parashutë për herë të parë në jetën e tij, gjë të cilën e bëri në Dubai. Padyshim që këtë moment piloti I Ferrarit e ndau me të gjithë fansat e tij teksa e postoi në profilin e tij në Instagram
‘Sot, hedhja ime e parë me parashutë. Cfarë eksperience e mrekullueshme, herën tjetër do të hidhem vetëm-shkruante në postimin e tij Sharl Lëklerk.
Sfidanti.al