LautaroMania pushton shtëpinë Inter dhe ‘fajin’ për këtë e ka rendimenti fantastik I shfaqur nga argjentinasi që në harkun e pak ditëve shënoi dy dopieta; të parin e shënoi në pragë ndaj Slavias duke mbajtur Interin në lojë për kualifikimin në Champions League, ndërsa të dytën e shënoi ndaj SPAL duke bërë që Interi të parakalojë Juventusin dhe të marrë kreun e renditjes në Serinë A.
Në këtë pikë Interit tani I duhet që të ndezë motorët për rinovimin e kontratës me Martinez dhe mundësisht të heq klauzolën prej 111 milionë Eurosh që duket se është një shifër të cilën Barcelona nuk e ka aspak problem ta paguajë. Lautaron e kërkon Messi që ta ketë në krah dhe klubi katalanasi është gati që të plotësojë këtë tekë të kapitenit të skuadrës
Në fakt, Bepe Marota e ka nisur tashmë punën për zgjatjen e kontratës të Martinez. Vendi I parë në klasifikim ka forcuar bindjen se nëse do të ishte e nevojshme, drejtuesit dhe pronarët e klubit zikaltër do të sjellin përforcimet e kërkuara nga Konte në mesfushë e sulm duke parë edhe dëmtimet e shumta. Nuk është rastësi fakti që për herë të parë Marota foli hapur për interesimin e Interit për Arturo Vidal të cilin klubi milanez do të kërkojë ta marrë vetëm me huazim. Por kërkesa e madhe e Antonio Kontes është ajo për Federiko Kiezën.
Duke parë situatën te Fiorentina, Auzilio do të bëjë një tentativë për blerjen e sulmuesit italian që në janar. Inter ofron 30 milionë Euro shifër të cilën pretendon ta sigurojë nga shitja e Gabigol, kartonin e Dalbert dhe Politanos për të bindur drejtuesit e klubit violë që të lejojë Kiezën të largohet
Sfidanti.al