Barça e Monako kanë shënuar më shumë, por Reali ua kalon!

Barcelona dhe Monako janë të vetmet skuadra në Europë që kanë arritur deri në shifrën e 100 golave të shënuar këtë sezon. Katalanasit e mbërritën këtë nga goli i Aleish Vidalit ndaj Bilbaos, ndërsa banorët e Principatës nga nga rrjeta e Falkaos ndaj Nisës. Gjithsesi, është një ekip tjetër që ndonëse ka shënuar më pak, ka mesatare më të mirë gol për ndeshje. Ky është Reali i Madridit që ka realizuar 98 rrjeta, por ka luajtur më pak 90-minutësha.

Madrilenët kanë dalë në fushë 34 herë ndaj 38 të francezëve dhe 36 të Barçës, duke pasur mesataren 2.88 gola për ndeshje. Formacioni i Luis Enrikes është i dyti me 2.77, ndërsa Monako e treta me 2.63 gola për çdo takim. Treshja e parë është mjaft e shkëputur nga rivalët, pasi Arsenali që është i katërti ka realizuar vetëm 83 herë (2.37 për duel). Bajerni, skuadra e madhe gjermane, nuk po shënon aq shumë nën drejtimin e Ançelotit (ndryshe nga Çelsi po i Ançelotit vite më parë), vetëm 67 gola, veçse ka luajtur më pak, 28 takime, dhe ka mesataren 2.31 rrjetë për përballje.

Sfidanti.al