Rusja Jekaterina Biçkova flet për lesbizmin në tenis!

Ishte një intervistë jo edhe aq për tenisin. Rusja Jekaterina Biçkova foli për gjëra të tjera në pyetje-përgjigje për “Eurosportin”. Televizioni europian e pyeti për shumëçka dhe ajo nuk u kursye aspak. Një nga temat ishte lesbizmi në tenisin e femrave dhe Biçkova tha me plot gojën se “ka shumë vajza dhe gra teniste që janë lesbike, madje afërsisht është një në 10”. Ajo nuk foli për veten, por dha disa emra të tjerë si Reni Stabs, Liza Rejmond, Eleni Danilidhu, Kejsli Dalakua apo Karla Suarez. Njëra prej tyre të paktën, Dalakua, nuk e ka fshehur kurrë faktin që dashuron një grua, madje e dashura e saj është e njohur (në foto) dhe e ka emrin Amanda Xhad (Judd).

Rusja Jekaterina foli edhe për meshkujt. “Spanjolli David Ferrer pi cigare deri një paketë në ditë, – tha ajo, – nuk kuptoj sesi ka fuqi të vrapojë. Disa tenistë belgë po ashtu tymosin duhan dhe pijnë alkool, por ndoshta ndonjëherë ia vlen që të bëhesh i shpenguar, të shkosh në diskotekë, të tymosësh dhe unë nuk e kam fjalën për një cigare”. Më tej mori në shenjë Vavrinkën. “Ai është absolutisht qejfli, – tha rusja, – në çdo turne shkon në çdo festë. Nuk di sesi ia bën për t’u zgjuar në mëngjes ditën tjetër. Kam dëgjuar shumë për aventurat e tij në turneun e Shën Peterburgut”.  Sfidanti.al

del akua