Aleix Vidal, mbrojtësi i Barcelons, ka bërë një gjest të ulët pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit (1:1), e zhvilluar në kuadër të Copa del Rey, ka qenë shumë e tensionuar
Pas ndeshjes, kamerat e Mediasetit e kanë kapur mbrojtësin e Barcelonës, Aleix Vidal duke ia treguar gishtin e mesëm trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones, shkruan Marca.
Barcelona u kualifikua në finale të Copa del Rey në mes shumë polemikave. Ekipi katalunas e ka përfunduar ndeshjen me 9 lojtarë pasi Luis Suarez dhe Sergio Roberto u ndëshkuan me të kuq.