Nuk është e famshmja Tirunesh Dibaba, por Genzebe Dibaba. Edhe kjo mjaft e fortë, aq sa për të thyer një rekord botëror. Atletja nga Etiopia theu një standard të vendosur gati 30 vjet më parë (në 1988), pikërisht atë në 2 000 metra në salla të mbyllura, në garën e zhvilluar në Pallatin e Sportit të qytetit spanjoll Sabadel. Rekordi i mëparshëm botëror mbahej nga rumunia e famshme, Gabriela Shabo me kohën 5’30”53. Dibaba, në formë të shkëlqyer, realizoi kohën 5’23”75, që do të thotë se e uli rekordin me gati 7 sekonda (!!), diçka që nuk arrihet as në distanca më të gjata, jo më tek 2 000 metrat.
Dibaba ka 7 rekorde të rruzullit, qoftë në gara në qiell të hapur apo në salla të mbyllura, do të tentojë edhe dy të tjerë. Bëhet fjalë për garat e 1 500 metrave dhe 1 000 metrave, gjithashtu në salla të mbyllura.
Sfidanti.al