E ardhmja e Mario Balotelit me shumë mundësi do të jetë Seria A. Sulmuesi i Nisës nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në kampionatin italian të futbollit dicka që e ka thënë gjatë një interviste për programin ‘Domenica Sportiva’ të Rai 2
‘Është agjenti im Mino Raiola ai që po punon për të ardhmen time-tha Baloteli-unë di që jam pjekur dhe jam gati për t’u rikthyer në Itali. Milani? Mendoj se do të jetë e vështirë që të shkoj aty do të ishte hera e tretë. Por Juventus e Napoli janë skuadra për të cilat gjithnjë kam pasur simpati’
Me këtë situatë të re dhe duke parë se e ka mbledhur mendjen, Baloteli është edhe shumë pranë rikthimit edhe në Kombëtaren italiane, dicka që mund ta afrojë akoma më shumë me Juventusin me Zonjën e Vjetër që e kërkoi edhe në 2013, por në fund ai që fitoi ishte Milani. Por në këtë histori nuk mund të anashkalohet as Roma. vetë trajneri Di Françesko e pranoi mundësinë e ardhjes së Balotelit, pavarësisht se verdhekuqtë nuk janë në listën e preferencave të Balotelit.
sfidanti.al