Sherr në Porto-Sporting; VAR përjashton mbajtesit e barrelave…

Ndeshja mes Portos dhe Sportingut në kampionatin portugez të futbollit pati momente tensioni dhe konfuzioni. në minutën e 60, kur Porto ishte në avantazh, mbajtësit e barrelave fshehën një top që doli jashtë vijave anësore të fushës, gjë që solli edhe reagimin e ashpër të Fabio Koentraos që shty një prej ‘fajtorëve’.

Kaq mjaftoi që të shpërthejë sherri, të cilin arbitri mezi e shoi. Pasi u qetësuan gjërat, ai që mori rolin e protagonistit u bë sistemi VAR; cudia qëndron në faktin se Koentrao nuk u ndëshkua, ndërkohë që u nxorën jashtë dy mbajtësit e barrelave. Sa për kronike sfida mes Portos dhe Sporting të Lisbonës përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës së ‘Dragonjve’

sfidanti.al