Atalanta vuan ndaj Genoas, por siguron pjesëmarrjen në Champions

Atalanta arriti të marrë 3 pikët dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Gasperini fitoi 4-3 në transfertën xhenoveze në një ndeshje ku pjesa e parë ishte perfekte për bergamaskët që morën avantazhin 3-0 pas golave të Zapatës, Malinovskitt dhe Gosens.

Pas pushimit të sfidës, te Atalanta u panë  shumë më momente shpërqendrimi. Shomurodov shkurtoi diferencën në 3-1, ndërsa Pasalic shënoi golin e katërt për Atalantën në 4-1. Pas kësaj për bergamaskët filluan minutat e vuajtjes pasi Pandev me 11 metërsh të fituar pas prekjes së topit me dorë të Gosens dhe sërish Shomudorov bënë  që Genoa të reduktojë diferencën në 4-3 për Atalantën që do të jetë sërish protagoniste në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube

Sfidanti.al