VAR, protagonisti kryesor i fitores së Juventusit me Interin

Polemikat në futboll kanë ekziston që përpara përdorimit të teknologjisë dhe kompjuterët modernë, të ndihmuar nga kamerat më të mira të botës, nuk mund ta ndryshojnë plotësisht situatën. Në fund të fundit janë njerëz edhe ata që drejtojnë VAR-in, dhe gjithashtu mund të gabojnë. Në supersfidën e Serisë A, Juventus-Inter, VAR-i ndërhyri disa herë, duke dhënë penallti për Juventusin, pastaj për Interin, e duke quajtur të vlefshëm golin interist që ishte një autogol i Kielinit. Gjithsesi, protagonizmin kryesor e pati në minutën e 87-të kur Kuadrado fitoi penallti për ish-kampionët e Italisë. Arbitri Kalvareze e akordoi 11-metërshin dhe teknologjia nuk ndërhyri, ndërsa po ta kishte bërë me shumë gjasë, penalltia nuk do të ishte dhënë, pra as Juventusi nuk do të kishte fituar.

Penalltia e parë, e padhënë nga arbitri dhe e akorduar me ndihmën e TV-së edhe ishte edhe nuk ishte, ashtu siç mund të thuhej për penalltinë e dytë, të kthyer në gol nga Lukaku. Ronaldo, ndërsa e shënoi golin e tij, por pasi Handanoviç ia priti 11-metërshin. Goli i dhënë në favor të Interit ishte i drejtë sepse Kielini kishte bërë faull më parë ndaj Lukakut. Në fund, Juventusi fitoi 3-2 në ndeshjen e javës së parafundit të Serisë A, duke pasur edhe më shumë dëshirë sesa Interi kampion, ndonëse në 55’ ishte përjashtuar Betankur. Juvja ka shpresë për Championsin, gjithnjë nëse gabon Milani, por sidomos Napoli.

Sfidanti.al