Atalanta e bukur në Serinë A, ç’gjurmë do të lërë në Champions

Atalanta po përgatitet për sezonin e saj debutues në Ligën Kampioneve. Ndeshjet mjaft të mira që zhvillloi ky klub italian, e kualifikuan këtë klub italian në elitën e futbollit evropian, kështu që ky klub italian e shfrytëzoi sezonin veror që të sillte në radhët e veta disa emra”tingëllues”, i fundit futbollisti sllovak,  Martin Skërtel, që deri tani ka luajtur me klubin turk, Feberbahçe, dhe kontrata me të cilin atij i mbaron sivjet, kështu që tani ai do të bëhet lojtar i lirë që mund të bashkohet me secilin klub që ai do.

Në këtë mënyrë, ky futbollist 34-vjeçar do të mund të jetë një përforcim mjaft i mirë për mbrojtjen e klubit të mësipërm italian, sepse ai mund të kontribuojë me përvojën e tij në konkurrimin më të rëndësishëm evropian.

Më parë, me Atalantën janë bashkuar kolumbiani Luis Muriel dhe përfaqësuesi ukrainas, Rusllan Malinovski.

Sdifanti.al