Pronari dhe presidenti i Napolit, Aureluo De Laurentis, njihet si një njeri që gjuhën e lëviz nga “të katër anët”, kështu që ai i komenton në mënyrën e vet zhvillimet më të fundit në futbollin e sotëm. De Laurentisi e komentoi sipas mënyrës së vet transferimin e Hari Meguajerit nga Lesteri te Mançester Junajtidi.
“Problemin e shpenzimeve të mëdha për futbollistët e krijon vetë Anglia, sepse në këtë vend ka shumë para. Nëse në Angli një klub ka në dispozicion 800 milionë euro, ai nuk e ka për asgjë që të paguajë 80, 90 ose 100 milionë euro për një futbollist.
“Kulibali ka një klauzolë shitblerjeje prej 150 milionë eurosh, por nëse në Angli paguajnë 93 milionë pëer Meguajerin, atëhëre Kulibali duhet të kushtojë të paktën 250 milionë eyueo”, deklaroi De Laurentisi.
Sfidnati.al