Argjentinë, shfaqet një tjetër vajzë e Diego Armando Maradonës

Në Argjentinë po diskutohet, dhe shumë madje, për pasurinë e Maradonës  dhe tani në skenë del një tjetër vajzë jo e ligjshme e El Pibe de Oros. Lajmi u dha nga program televiziv i rrjetit America dhe gazetari Luis Ventura. Vajza quhet Eugenia Loprevittola dhe është 25 vjec me një histori të vecantë; ishte dhënë për adoptim nga nëna e saj biologjike e cila kohët e fundit deshi ta takojë edhe për t’i thënë se kampioni argjentinas ishte babai i saj.

‘Donte të dinte nëse Diego ishte babai i saj, nuk i intereson trashëgimia-u tha gjatë transmetimit televiziv. Për më tepër, 25 vjecarja luan futboll dhe punin në një farmaci.

Sfidanti.al