Diego Armando Maradona është në izolim pasi ka qenë në kontakt me një person të prekur nga coronavirusi. Një prej asistentëve të tij shfaqi simptomat e Covid-19, teksa u zgjua me kollë dhe temperaturë. ‘El Pibe De Oro, trajneri aktual i Gimnasia La Plata, tani është në pritje të kryerjes së kontrolleve preventivë.
Kështu, Maradona rrezikon të mos jetë në pankinë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Patronato që është ditën e premtë, ditë kur Maradona do të festojë 60 vjetorin e tij të lindjes. ‘El Diez’ ndodhet në izolim në shtëpinë e tij në Brandsen, provincë e Buenos Aires.
Sfidanti.al