Man. Junajtid e Çelsi, kur Championsi provon 9 gola anglezë!

Liverpuli mund të jetë në krizë në mbrojtje, por katërshja e “mohikanëve” nga Anglia duket se është në “elementët e saj” ndërsa luan në Champions. Katër fitore në katër ndeshje janë një shenjë e qartë që skuadrat ishullore kanë ndërmend të dominojnë, duke shkatërruar diktaturën e vendosur së fundmi nga Bajerni. Pas sukseseve 2-0 të Liverpulit e 3-0 të Sitit ditën e martë, erdhën triumfet 5-0 të Mançester Junajtidit dhe 4-0 të Çelsit.

“Djajtë e kuq” nuk arritën një fitore dosido, por ndaj Lajpcigut gjysmëfinalist të vjetshëm në Champions. Markus Rashford, madje, i lejoi vetes që të shënonte 3 gola duke ardhur nga stoli, ndërsa trajneri Ole Gunar Solskjer më në fund mund të ndihet i lumtur. Pas fitores në fushën e Paris SG, Junajtidi duket një skuadër e vërtetë prej Europe. Mejzën Grinvud dhe Antoni Marsial shënuan golat e tjerë. Pol Pogba e Bruno Fernandes u duken komandues në mesfushë, ndërsa më në fund patën në krah edhe Doni Van de Bekun.

Çelsi fitoi gjithashtu një ndeshje të vështirë, 4-0 në fushën e Krasnodarit në Rusi. Zijeç, Verner, Hadson-Odoi dhe Pulishiç ishin autorë të golave, ndërsa Zhorzhinjo humbi një 11-metërsh në pjesën e parë. Në tribunën e stadiumit ishte edhe presidenti dhe pronari i Bluve të Londrës, Roman Abramoviç, që nuk humbi rastin për ta parë ekipin në vendin e tij të lindjes, Rusi. Në total, anglezët patën 14 gola të shënuar në 4 ndeshje në Champions, plot 3.5 për çdo sfidë e duke mos pësuar asnjë. Nuk dihet nëse do të vazhdojnë me këtë “revan” deri në fund, por për momentin duken shumë mirë.

Sfidanti.al