Inter, 230 milionë Euro të ardhura nga sponsorët dhe të drejtat televizive

Pavarësisht efekti Covid, Inter ka mundur të regjistrojë të ardhura nga sponsorizimi dhe të drejtat televizive prej 230 milionë Eurosh në sezonin 2019/2020. Kjo është ajo që del nga bilanci financiar i 30 qershorit të Inter Media and Communication, kompania ku regjistrohen të ardhurat komerciale të klubit zikaltëe.

Në mënyrë të detajuar, të dhënat janë në rënië ne krahasim me 291 milionë Euro të ardhura të 2019, por 46 milionë Euro të ardhura  nga sponsorizimi dhe të drejtat televizive do të regjistrohen në bilancin që do të mbyllet në vitin 2021 për efekt të zhvillimit të ndeshjeve në korrik e gusht të ndeshjeve të Serie A dhe Europa League.

Duke marrë parasysh të gjitha të ardhurat, rënia e tyre do të jetë vetëm me 5% (nga 291 në 276 milionë Euro) me një impakt të reduktuar në llogaritë e klubit. Përsa i përket rezultatit financiar, bilancin e vitit 2020 Interi e mbylli me humbje rreth 100 milionë Euro edhe pse nuk ka pasur reduktim të pagave të lojtarëve sic ka ndodhur edhe me klubet e tjerë

Sfidanti.al