Media në Argjentinë po e kritikon ashpër përfaqësuesen e këtij vendi mbas humbjes poshtëruese 1-6 në Madrid ndaj përfaqësueses së Spanjës, duke mos i kursyer titujt negativë në adresë të të zgjedhurve të trajnerit Horhe Sampaoli, midis të cilëve binin në sy fjalë të tilla si “katastrofë”, “një përfaqësuese për turp”, etj. Në fakt, opinioni publik argjentinas, gjithnjë, ka qenë shumë kërkues ndaj përfaqësueses së vet dhe, vitet e fundit, ky presion është rritur shumë mbi futbollistët, kurse në ndeshjen e fundit miqësore me Spanjën, në mungesë të Lionel Mesit, u konstatua qartë sesa i cenueshëm, i brishtë dhe i paorganizuar është ky ekip argjentinas, sidomos, kur ka përballë ekipe kompakte si Spanja.
Lajm i mirë është se ka akoma kohë që argjentinasit ta mbledhin veten dhe të përqëdnrohen para fillimit të Botërorit të Rusisë dhe, në këtë drejtim, është edhe mesazhi i mbështetjes që u dërgoi ayre legjendari Diego Armando Maradona:
“Në këtë moment, ajo që na ka mbetur, është që të përgatitime dhe të bëhemi më të mirë. Përpara, Argjentina, si gjithnjë!”, shkroi Maradona në profilin e tij në Instagram.
Sfidanti.al