Havi Martinez, pjesëtar i përfaqësueses së Spanjës që luan me Bajernin e Mynihut, nuk ka dilemë se cili lojtar është talenti më i madh i së sotmes. Sipas tij, bashkatdhetari i tij që luan me Realin e Madridit, Marko Asensio, mund të bëhet, që vitin tjetër, futbollisti më i mirë në botë.
“Kush është talenti më i madh? Në të gjithë Evropën, për mua është Marko Asensio. Është kënaqësi e madhe, kur e sheh atë duke luajtur në fushë. Ajo që më bën përshtypje, është se ai luan në nivel të lartë në ndeshje të rëndësishme dhe këtë gjë ne e kemi parë gjatë këtij
sezoni. Unë mendoj se vitin tjetër ai do të bëhet më i miri në botë, por gjithçka do të varet nga ai vetë”, vuri në dukje Havi Martinez.
Sfidanti.al