Ancelotti dhe akuzat për evazion: Nuk më shqetësojnë

‘Është një ngjarje në zhvillim, shumë futbollistë e teknikë kanë pasur të njëjtin problem’. Këto ishin fjalët e trajnerit të Everton, Carlo Ancelotti teksa iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me lajmin e orëve të fundit për hetimet ndaj tij për evazion fiskal në Spanjë.

‘Të gjithë këtë histori e lë në duart e avokatëve të mi-tha Ancelotti në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes me Norëich-ata janë ekspertët. Nuk jam kaq shumë I shqetësuar’.

Carlo Ancelotti sipas medias spanjolle po hetohet nga organet tatimore iberike për evazionin fiskal të një shume pak më të lartë se 1 milionë Euro, të ardhura që janë kryesisht nga të drejtat e imazhit të tij duke përdorur një rrjet kompleks shoqërish në vendet parajsa fiskale

Sfidanti.al