Solskjaer mbron De Gean: Është më i miri në botë

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, i del në mbrojtje portierit David De Gea duke theksuar se vazhdon të jetë portieri më i mirë në botë, pavarësisht kritikave që mori pas golit të pësuar me shumë lehtësi në ndeshjen me Tottenhamin.

Ditën e premte, spanjolli lejoi që një goditje e fortë e Bergwijn t’i shpëtojë nga duart dhe të përfundojë në rrjetë në sfidën e mbyllur 1-1 me Hotspurs duke marrë një rrebesh kritikash të forta sidomos nga Roy Keane, ndërkohë që për Gary Neville ai ishte më shumë se thjesht një incident. Por Solskjaer I ka kundërshtuar këto dy legjenda të Manchester United duke theksuar se De Gea vazhdon të bëjë pritje që I japin fitore rregullisht skuadrës.

Sfidanti.al