Liverpool, telashe për Keita; akuzohet për tentativë përdhunimi

Naby Keita është në telashe. Futbollisti i Liverpoolit është akuzuar në rrjetet sociale nga një vajzë për tentativë përdhunimi pas një feste në shtëpinë e tij. ‘Në 18 janar 2020 u sulmova seksualisht nga futbollisti i Liverpoolit, Naby Keita.  Iu drejtova policisë së Greater Manchester dhe asaj të Merseyside dhe më thanë se ishte fjala e tij kundër times. Në djall vaftë sistemi, më zhgënjeu-ishte akuza e vajzës, Pontso Dlamini.

Akuza e rëndë publike e bërë nga vajza ishte plot me detaje. ‘Shoqja ime më ftoi në festën e Naby në Formby-tregon vajza-në fund të mbrëmjes, Naby më tha se se kishte kërkuar një taksi për të më cuar në shtëpi. Gënjeu, taksia nuk erdhi kurrë. Të gjithë u larguan dhe më lanë vetëm. Ai nisi të më prekte teksa unë i thosha vazhdimisht jo. Ishte ky momenti kur më ofroi para. E refuzova. I kërkova Naby nëse mund të përdorja tualetin dhe i dërgova mesazh nënës sime, i telefonova dhe ajo këmbënguli që të rrija me të deri në momentin e ardhjes së taksisë. Ai u zemërua kur vuri re se isha në telefon dhe më that ë prisja jashtë. Shkovë në polici për ta denoncua. Telefonët e mi dhe nënës sime u morën nga policia e Merseyside për rë rikuperuar regjistrimet zanore, mesazhet dhe të dhënat e lokalizimeve tona. Ishte edhe një regjistrim zanor i agjentit të Naby i cili thoshte se lojtarit i kishte ardhur keq dhe se donte të më takonte për të kërkuar ndjesë, refuzuam. Nuk kam thënë gjë më parë se kisha frikë’

Sigurisht këto akuza janë për t’u verifikuar, por mesfushori është përfshirë në një histori të shëmtuar me lojtarin nga Guinea që është shumë pranë largimit nga Anfield duke qenë se Jurgen Klopp e konsideron atë si një ndër elementët e sakrifikueshëm për përforcimin e skuadrës.

Sfidanti.al