Ançeloti, Pioli dhe Inzagi, tre trajnerët e Championsit nga Emilia!

Është një rajon i begatë në Itali që quhet Emilia Romanja, njëra nga zonat më të pasura jo vetëm në Apenine, por edhe në gjithë Europën. Mes 4.4 milionë banorëve të kësaj krahine italiane, janë edhe tre “pinjollë” që nuk jetojnë më aty. Këta janë trajnerë futbolli dhe quhen Karlo Ançeloti, Stefano Pioli dhe Simone Inzagi. Drejtojnë Realin e Madridit, Milanin dhe Interin duke qenë në gjysmëfinale të Championsit njëherësh këtë sezon, bashkë me Pep Guardiolën e Mançester Sitit. Një veçanti, ndonëse në Itali thonë se nuk është rastësi.

Sfidanti.al