Ka qenë legjendë e portës, kapiten dhe fitues i Championsit dhe i Bundesligës disa herë. Oliver Kahn vlen shumë për Bajernin dhe për futbollin gjerman, veçse në rolin e shefit ekzekutiv në Mynih duket se nuk po arrin maksimumin. Zërat nga “Zebener Shtrase” janë që Kahni do të shkarkohet në ditët e ardhshme. Mediat bavareze shkruajnë se vetë shefi ekzekutiv as nuk i pohoi dhe as nuk i mohoi këto zëra. Po konsiderohet kthimi i Uli Hënesit, ndërsa nga ish-lojtarët po mendohet Filip Lahmi.
Sfidanti.al