Filadelfia fiton edhe kur Zhoel Embijdi nuk shkëlqen

Qendra e mrekullueshme nga Kameruni nuk bëri dot shumë këtë herë, vetëm 14 pikë, ndonëse shtoi 10 topa në tabela. Nuk është se ishte pak në fushë Zhoel Embijd, plot 37 minuta e 38 sekonda, por nuk ishte mbrëmja e tij, edhe pse kjo nuk i prishi punë Filadelfias. Siksersat fituan 102-97 në fushën e Bruklinit falë një loje kolektive dhe tani kanë epërsinë 3-0 në serinë e raundit të parë të plej ofit. i duhet edhe një fitore për t’u kualifikuar. Harden shtoi 21 pikë, Maksej shënoi 25, Harris 15 dhe Melton 13 pikë.

Sfidanti.al