Murinjo: Dibala tek Roma ka gjetur lumturinë e futbollit!

Është njëri nga heronjtë, ndonëse kundër Fejënordit nuk luajti aq shumë për shkak të dëmtimit. Paulo Dibala shënoi përsëri për Romën në mbrëmjen e madhe kontinentale që solli kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Zhoze Murinjo, trajneri i tij, është i lumtur. “Pas vitit të fundit tek Juvja, Paulo po kërkonte lumturinë e humbur dhe e gjeti. Ka gjetur një publik që e do dhe ka gjetur hapësira në fushë”.

Sfidanti.al