“Epoka e Gjyqit” tek Mançester Junajtidit!

Kanë nisur gjyqet pas eliminimit të turpshëm në Ligën e Europës. Katastrofa në Sevilje nuk pritej dhe trajneri Erik Ten Hag premtoi tjetër gjë (e mësuam leksionin, tha ai para ndeshjes), ndërsa shumë nga futbollistët ishin krejt jashtë forme. Analistët dhe tifozët kanë nisur kritikat e ashpra për portierin De Gea, për Harri Megajerin, Bruno Fernandesin, mbrojtësin Dalot, Antonin, Ljuk Shoun, Kristian Eriksenin, madje edhe për Kasemiron që qeshi me arbitrin pas disfatës. Ten Hag bëri edhe ai kritikat e veta dhe shumë prej yjeve nuk e kanë të sigurt të ardhmen në “Old Traford”.

Sfidanti.al