Ançeloti: Guardiola do ta tregojë se është fantastik edhe tek Siti

Karlo Ançeloti i shprehu mbështetjen e vet Pep Guardiolës, ndërsa beson se ai do të arrijë që ta tregojë veten më mirë edhe në Premier Ligë, ashtu si edhe në Spanjë dhe Gjermani. Pep Guardiola ishte një trajner fantastik për Barcelonën dhe i mirë te Bajerni i Mynihut, të cilit, sidoqoftë, nuk arriti që t’i sjellë ndonjë trofe të ri të Ligës së Kampioneve, por, megjithatë, ai po vuan në Premier Ligë. Mançester Siti, momentalisht, ndodhet në vendin e katërt me shtatë pikë më pak sesa Çelsi kryesues. Ekipi i Guardiolës, në fakt, nuk po luan mirë dhe ai u pa i zemëruar, madje, edhe pas fitores ndaj Barnlit. Ançeloti që e ka trashëguar Guardiolën te Bajerni, sidoqoftë, i jep mbështetjen e vet homologut të tij.

“Nuk jam i befasuar që Guardiolën po e kritikojnë. Kjo është një dukuri normale në punën tonë, kur ne nuk arrijmë që të fitojmë. Kur punët shkojnë mirë, njerëzit lavdërojnë ekipin, ndërsa, kur humbasin, shajnë trajnerin”, thotë Ançeloti, duke shtuar se “nuk është e lehtë për një trajner që të përshtatet me një klub të ri dhe ligë të re”. “Është e qartë se Pepe ka nevojë për kohë. Jam i bindur se ai do ta tregojë veten fantastik te Mançester Siti, ashtu sikurse i ndodhi atij edhe te Bajerni”, vë në dukje trajneri italian i mësipërm.

Sfidanti.al