Diego Kosta: “Sikur të mundja të thosha se çfarë mendoj për arbitrat!”

Sulmuesi i Çelsit, Diego Kosta, është i njohur për nga temperamenti i tij, kështu që arbitrat, në shpesh raste, e kanë ndëshkuar atë. Ai, nga ana e vet, nuk dëshiron që ta publikojë mendimin e vet për arbitrat, më qëllim që të mos t’i hapë vetes telashe. “Nuk dua që ta shpreh në publik mendimin tim për arbitrat anglezë, duke qenë se mund edhe të më dënojnë që të mos luaj nga tre deri në katër ndeshje”, thotë Diego Kosta.

Pyetja atij iu bë nga gazetarët pas kritikave më të fundit të Murinjos dhe të Guardiolës në kurriz të arbitrave. Kosta, në fakt, nuk e shfrytëzoi shansin që të shante arbitrat, duke qenë se, gjatë këtyre kohëve të fundit, ai është qetësuar disi. Ai, në gjashtë ndeshjet e para të Premier Ligës, mori katër kartona të verdhë, ndërsa, më pas, vetëm një karton të tillë pas 10 ndeshjesh! Ky lojtar spanjoll, qëkur ka ardhur te Çelsi, është dënuar shtatë herë, kurse tri herë është ndëshkuar, për shkak të incidenteve “pa top”.

Sfidanti.al