Alonso: “ E kisha ëndërr të luaja me Realin, por nuk më vjen keq”

Mbrojtësi i shkëlqyer i Celsit të Londrës, Markos Alonso, gjatë viteve të fundit, vazhdimisht, ka avancuar në karrierën e tij dhe tani është bërë, me të vërtetë, i pazëvendësueshëm në radhët e “bluve” të trajnerit Antonio Konte. Ai erdhi në Londër, duke kaluar përmes Boltonit, Sanderlendit dhe Fiorentinës, ndërkohë që fillimet e veta i ka pasur te Reali i Madridit, nga i cili  ai u largua, më 2010. Sidoqoftë, atij nuk i vjen keq për këtë gjë, megjithëse Alonso e pranon e kishte pasur ëndërr që të luante me ekipin e parë të Realit.

“Mua më mungonte durimi që të luaja me Realin. Në sezonin e fundit që luajta atje, debutova, por unë doja që të luaja çdo javë. Kur mora një ofertë nga Premier Liga, unë nuk pata asnjë dilemë, por pranova dhe u largova. Jam i kënaqur me karrierën time dhe nuk ankohem. Reali ka qenë shtëpia ime për një kohë të gjatë, kështu që unë nuk do ta harroj atë. Nuk e fsheh, e kam pasur ëndërr që të luaj me Realin”, thotë ai.

Sfidanti.al