Garet Bejlit i jepet “drita e gjelbër” që të largohet nga Reali

Futbolistit uellsian i Realit të Madridit, Garet Bejli, iu dha “drita e gjelbër” nga klubi që ai të largohet, shkruan “Dario Gol”, ndërsa thekson, ndërkohë, se Reali po shqyrton mundësinë që të sjellë në radhet e veta sulmuesin fantastik të Totenhemit, Hari Kein, tani për tani, ndër më të mirët në Evropë. Bejli erdhi në “Santiago Bernabe”, më 2013, pasi për të u pagua shuma e madhe prej 90 milionë sterlinash, por tani ai mund të kthehet përsëri te Totenhemi, ndërkohë që edhe Mançester Junajtidi përmendet si klubi që është interesuar për të gjatë një kohe të gjatë. Sidoqoftë, Junajtidi ende mbetet një opsion i hapur, ashtu sikurse edhe Totenhemi.

Sidoqoftë, gjithçka është në dorë të pronarit të Totenhemit, Daniel Levi, nëse është ai gati që të paguajë ndonjë shumë të madh për të siguruar, edhe një herë tjetër, shërbimet e Garet Bejlit.

Sfidanti.al