Kur janë 90 vjeç, shumë njerëz jo vetëm që nuk bëjnë jetë aktive, por mezi çohen edhe nga krevati. Por, jo, kur është fjala për “plakën” 93 vjeçe, Nora Ronaj nga Brazili. Nora nisi që të merrej me not, në mënyrë profesionale, kur ishte 69 vjeçe dhe, që nga ajo kohë, ajo ka thyer dy rekorde botërore të moshës, kurse, në kampionatin e botës për sportet e ujit në kategorinë “Masters”, ajo fitoi plot shtatë medalje të arta.
“Pishina të ndihmon që të relaksohesh, jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht”, thotë zonj.Nora, duke vazhduar më tej: “Nëse e do shumë diçka, ti, gjithnjë, do të gjesh kohë”.
Sfidanti.al