Juventus dhe Domeniko Berardi kanë gjetur tashmë një marrëveshje për kalimin e këtij të fundit në Torino dhe tanimë mjafton vetëm “zgjidhja” e situatës, me “zijeshilët” për ta veshur zyrtarisht “bardhezi”, 29-vjeçarin.
Agjentët e Berardit tani po shtyjnë klubin e Sasuolos të bëjnë të mundur këtë transferim. Gjithashtu edhe lojtari është duke ushtruar presion mbi klubin e tij aktual në lidhje me transferimin. Sasuolo kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit italian, ndërsa Juventus dëshiron të ulë ndjeshëm këtë vlerë monetare duke përfshirë në tratative edhe disa lojtarë të rinj.
sfidanti.al